E përplasi makina teksa kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

21/06 20:16
Credits to Apollon TV
E përplasi makina teksa kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën dhe një makinë me shpejtësi e ka aksidentuar.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 22-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, ku pak çaste më vonë ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 24-vjeçarin Indrit Uka.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

“Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45, në lagjen nr.17/1, Durrës, shtetasi I. U., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. A., 22 vjeçe, (këmbësore) e cila është dërguar në spitalin rajonal Durrës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, shtetasia E. A, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, menjëher pas aksidentit bënë arrestimin e shtetasit I. U., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia e Durrësit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.