‘E ke gati para zgjedhjeve’, Rama nxjerr videon brenda Spitalit modern të Fierit: Dhoma me televizor dhe tualet brenda, aparaturat më të fundit…

12/04 17:28
Credits to Apollon TV

Edhe 12 ditë nga premtimi i madh që Presidenti i Turqisë Erdogan i bëri Ramës 3 muaj më parë, kur i tha se “do e kesh gati spitalin para zgjedhjeve”.

Mesa duket Erdogan e mbajti fjalën, teksa kanë mbetur vetëm detajet e vogla për të kompletuar Spitalin e ri Rajonal Memorial të Fierit. Kryeministri ka publikuar video nga dita e 89 e punimeve, ku shihet se thuajse gjithçka është gati. 

Një holl modern për pacientët që presin apo të afërmit e tyre, hapësirë e mjaftueshme brenda, me dhoma në të cilat ka tualet dhe televizor për çdo pacient. Ajo ç’ka është më e rëndësishmja është se çdo dhomë pacienti është e pajisur me aparaturat më të fundit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.