E FUNDIT/ Rama: Vaksina u sigurua nga një vend i BE, nëse do prisnin COVAX nuk e di sa do zgjaste

11/01 10:56
Credits to Apollon TV
E FUNDIT/ Rama: Vaksina u sigurua nga një vend i BE, nëse do prisnin COVAX nuk e di sa do zgjaste

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli për nisjen e fushatës së vaksinimit anti-covid.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se vaksinat janë siguruar nga një vend i BE dhe për shkak se me kërkesë të këtij shteti nuk është i autorizuar që të publikojë emrin.

“Kemi arritur të sigurojmë vaksinimin para afatit, falë punës së autoriteteve.  Nëse do të qëndronim në pritje të COVAX do të ishte ende në pritje dhe nuk dihet se sa kjo do të zgjaste.

Por tashmë ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë BioNTech- Pfizer dhe të hapim me ta një kanal negociatash dhe njëkohësisht kemi hapur katër kanale të tjera bilaterale me katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot është rezultat i parë me një nga kanalet bilaterale me një vend të BE, dhe nuk jam i autorizuar ta bëj me dije me kërkesën e tyre. Ajo që mund të them është se nuk është Greqia”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/255983505882042/
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.