E bukur yll, ndërron jetë në moshë të re punonjësja e Radio Plusit.

18/02 11:27
Credits to Apollon TV
E bukur yll, ndërron jetë në moshë të re punonjësja e Radio Plusit.



Ka ndërruar jetë në moshë të re punonjësja e marketingut të Radio Plus në Kosovë, Donika Restelica.

Lajmi e ka bërë me dije “Radio plus”, teksa i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve për humbjen e madhe.

Nuk është bërë me dije shkak që ka ndërruar jetë e reja.

“Me dhimbje të thellë e kemi pranuar lajmin për vdekjen e Donikës, e cila ishte një punëtore e përkushtuar dhe kolege e jashtëzakonshme. Kontributi në Radio Plus, i Donikës do të vlerësohet gjithnjë. Donika ka qenë një person gjithmonë pozitiv, dhe ka ditur që përveç punës dhe angazhimit në Departamentin e Marketingut të tregohet e afërt me koleget dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim.

Stafi i Radio Plusit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Donikës, dhe miqve e të afërmve të saj. Donika Restelica, do të mbetet gjithmonë një ndër punëtorët që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Radio Plusit,” thuhet në njoftim.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.