Dyshohet se u dhunua para se të hidhej në det në Vlorë. 22-vjeçari nga Kurjani i Fierit (Foto)

09/02 21:55
Credits to Apollon TV

Identifikohet trupi i pajetë i të riut që u gjet dje në Vlorë. Mësohet se ai është Sokol Shytre, 22 vjeç, banues në Kurjan të Fierit.

Sipas burimeve për Tv Apollon mësohet se familja e 22-vjeçari Sokol Shytre ndodhet në fshatin Kurjan te Roskovecit. Gjithashtu burimet bejne me dije se i riu ka pak ditë që është kthyer nga Gjermani, ku kohet e fundit shkonte shpesh.

Nga këqyrja e kufomës janë konstatuar hematoma në kokë dhe dyshohet se i riu u dhunua para se të hidhej në det.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u gjet në bregun e detit, afër Petroliferës në Vlorë.

Gjithsesi nuk përjashtohet dhe pista e vrasjes. I riu ka qenë 1.90 i gjatë, biond dhe në dorë ka pasur dy tatuazhe, një prej të cilave është një kafkë në gishtin tregues. Ajo që është çuditshme është fakti që i riu është gjendur me pantallona të shkurtra në mes të dimrit ndërsa koha e vdekjes së tij mund të jetë një ose dy ditë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.