Dy turistë Holandezë të humbur gjatë ditës se djeshme në Llogara, shpëtohen nga Policia e Vlorës

05/04 11:19
Credits to Apollon TV

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Policia ju vjen në ndihmë 2 turistëve hollandezë, të cilët kishin humbur rrugën në Llogara.

Shërbimet e policisë në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, pas marrjes së njoftimit se një çift turistësh hollandezë, kishin humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një ditë më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishin të pamundur kthimin mbrapa, menjeherë kanë nisur kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme.

Kërkimet kanë vijuar deri në mesditën e sotme.

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera, u bë i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit me dy turistët në vendin e quajtur “Qafa e thellë”, Llogara.

Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në Parku e Llogarasë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.