
Dy jave para nisjes se sezonit te mbjelljes se luleshtrydhes, kultivuesit ne zonen e Kafaraj ne Fier

Dy jave para nisjes se sezonit te mbjelljes se luleshtrydhes, kultivuesit ne zonen e Kafaraj ne Fier , kane filluar pergatitjet e fidaneve. Ata pohojne se hasin nje sere veshtiresish duke filluar nga cilesia e fidaneve, cilesia e dobet e pesticideve, mungesa e fuqise punetore dhe tregu informal. Viti qe lame pas ishte me problematiku nder vite kane pohuar fermeret pasi fitimi ishte nen kosto , nderkohe qe sipas tyre ky sezon i ri do te jete vendimtar per vazhdimesine e kultivimit ose jo te luleshtrydhes.
Siperfaqja e mbjelle me luleshtrydhe ne Kafaraj arrin ne 180 ha nderkohe qe nje pjese e madhe e prodhimit shkon per eksport. Sipas fermereve vendet ku eksportohet me se shumti , luleshtrydhja e kesaj zone jane, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Italia , Gjermania e madje edhe Ukraina , por tregu i brendshem sipas tyre ka funksionuar ne te zeze pasi cmimin e kane vendosur vete tregtaret. Nderkohe ata theksojne se ndihen te vetem perballe shpenzimeve te medha , pa asnje ndihme nga shteti duke kerkuar njezeri subvencionime . Shume banore ne Kafaraj te Fierit e kultivojne luleshtrydhen ne serat e tyre prej me shume se 10 vitesh, duke e shnderruar ne nje biznes fitimprures por pas nje dekade ata jane duke menduar dhe braktisjen e tyre