Durrësi në flakë/ Të rinjtë djegin pemën e Krishtlindjeve, revolta për Klodian Rashën del jashtë kontrollit në qytetin bregdetar

11/12 19:51
Credits to Apollon TV

Protesta të dhunshme po zhvillohen dhe në qytetin e Durrësit, ku të rinj të revoltuar i kanë vendosur flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur në sheshin kryesor të qytetit.

Revolta popullore për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka pëfshirë dhe qytetin bregdetar, ku të rinjtë, kryesisht të moshave 15-25 vjeç kanë protestuar fillimisht përballë komisariatit të policisë, për t’u përhapur më pas në rrugë dhe pjesë të ndryshme të qytetit.

Tubimi masiv është shoqëruar me bllokim të rrugëve, djegje të koshave të plehrave, sulm me gurë dhe vezë ndaj godinës së policisë dhe tashmë protestuesit janë zhvendosur drejt sheshit të qytetit ku kanë djegur pemë e festave të fundvitit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.