Durrës/ E moshuara gjendet në gjendje të rëndë në banesën e saj

31/03 20:44
Credits to Apollon TV
Durrës/ E moshuara gjendet në gjendje të rëndë në banesën e saj

Një e moshuar në lagjen nr.4 në Durrës, pasi nuk është përgjigjur ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Për të hyrë në banesën e saj është dashur të përdoren shkallët e zjarrfikëses, punonjësit e së cilës kanë mundur të futen nga dritarja e shtëpisë.

Ajo banonte në katin e 4-ët të një prej pallateve të lagjes nr.4, përballë pallatit të VIP-ave.

Zjarrfikësit e kanë gjetur të rënë në dysheme. Të sëmurë. Kanë thirrur ambulancën e cila sapo ka shkuar në vënd ngjarje.


© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.