“Duhet t’i kërkoje falje grave që ke dhunuar dhe bullizuar”, Florjana Garo replikon me Ramën: Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton

16/03 17:29
Credits to Apollon TV

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke i thënë se gjëja që duhet të bënte ditën e sotme është t’i kërkonte falje grave dhe vajzave të dhunuara dhe të bullizuara prej tij.

Gara përmes një videoje të bërë nga selia blu thekson se gratë dhe vajzat shqiptare meritojnë një kryeministër që I respekton dhe ai sipas saj është Lulzim Basha.

Reagimi: Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.