Duhet të ishte me arrest shtëpie në Kukës, Fjolla Morina provokon nga Dubai (Foto)

14/03 17:04
Credits to Apollon TV
Duhet të ishte me arrest shtëpie në Kukës, Fjolla Morina provokon nga Dubai (Foto)

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, ndonëse është në kërkim nga policia shqiptare, duket se vijon t’i shijojë pushimet në Dubai.

Prej disa ditësh ajo ndodhet në “qytetin e pasanikëve” teksa nuk ngurron të postojë fotografi të nxehta nga pishina majë një qiellgërvishtëseje, teksa ekspozon format e saj.

Këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, masë që ishte vendosur nga gjykata pasi u kap me dy pistoleta në çantë në doganën me Kosovën.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.