Duel spektakolar/ Florian Marku gjunjëzon anglezin, kampioni kuqezi merr një fitore të madhe në Londër

21/02 9:55
Credits to Apollon TV
Duel spektakolar/ Florian Marku gjunjëzon anglezin, kampioni kuqezi merr një fitore të madhe në Londër

Anglezët dorëzohen përballë grushteve, Florian Marku merr fitoren e tetë në Londër.

Boksieri shqiptar Florian Marku arriti të mbajë edhe një herë tjetër lart flamurin kuqezi, pasi mposhti në Londër boksierin anglez Rylan Charlton.

Pas 9 raundeve trajneri i boksierit anglez hodhi peshqirin dhe të dorëzohej, pasi boksieri i tij nuk po mundte t’i përballonte grushtimet e njëpasnjëshme të kampionit kuqezi.

Kjo është fitorja e tetë e Florian Markut në boks, ndërkohë që regjistron edhe një barazim në muajin dhjetor, ndërsa ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Një fitore e madhe për boksierin shqiptar, që tashmë sheh më lart për t’u ndeshur me boksierë edhe më të rëndësishëm në Angli.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.