Drogat në shkolla, bujë ndërkombëtare arrestimet në Shqipëri!

16/09 16:44
Credits to Apollon TV
Drogat në shkolla, bujë ndërkombëtare arrestimet në Shqipëri!

Teksa fundjava sjell vlerësimin e masës së tyre të sigurisë, lajmi i ndalimit të 233 personave dhe shpalljes së 88 të tjerëve në kërkim për shpërndarje droge nëpër shkolla në pjesë të ndryshme të Shqipërisë, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Nga Associated Press, tek Toronto Star i Kanadasë , operacioni policor ka marrë vëmendje të madhe. 3.000 efektivë morën pjesë në aksionin që shënjestroi 23 grupe kriminale, të cilat thuhet të kenë shpërndarë droga si kanabisi, kokaina, heroina dhe ekstazi në zona prane shkollave dhe universiteteve, thotë media kanadeze.

Shqipëria ka pasur prej kohësh reputacionin e një rruge kryesore europiane të trafikut të drogës, e për një kohë të gjatë është konsideruar si qendër qendër prodhimi të marijuanës.

Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste dhee kryeministrit Edi Rama i vuri në shënjestër bimët e kanabisit. Përgjatë dy viteve pasuese, u shkatërruan miliona të tilla me një vlerë prej 7 miliardë eurosh (8.5 miliardë dollarë), më shumë se dy të tretat e prodhimit vjetor bruto të vendit në atë kohë, vazhdon shkrimi.

Ishin dy persona të infiltruar me emrat e koduar, Kristi dhe Eri që futen në kurth të arrestuarit në Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli” . Ata kanë vepruar për 6 muaj në zona të ndryshme të kryeqytetit ku simuluan blerje me individët e prangosur, dhe i filmuan këto momente.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.