DRIZË MYRTEZA, RRUGËT E DËMTUARA TË TOKAVE BUJQËSORE ÇOJNË FERMERËT DREJT FALIMENTIMIT

29/07 20:14
Credits to Apollon TV
DRIZË MYRTEZA, RRUGËT E DËMTUARA TË TOKAVE BUJQËSORE ÇOJNË FERMERËT DREJT FALIMENTIMIT

Mungesa e rrugëve të tokave bujqësore kodrinore në fshatin Drizë – Myrteza, e ka bërë të vështirë shfrytëzimin e tyre. Fermerët e këtij fshati ankohen se për shkak të rrugëve bujqësore të dëmtuara po rrezikojnë të falimentojnë. Gjithashtu sipas tyre në këto rrugë është i pamundur qarkullimi me automjete bujqësore për ti punuar dhe kultivuar parcelat por edhe për të marrë dhe transportuar prodhimet e tyre drejt magazinave dhe tregjeve. Ata shprehen se kanë dhjetëra hektarë pemëtari , të mbjella me ullinj , drurë frutorë dhe agrume që i kanë siguruar pas një pune të mundimshme dhe prej 30 vitesh kanë probleme me komunikimin për shkak të rrugëve të amortizuara ose të dëmtuara plotësisht.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.