Drejtoresha e arrestuar sot nga SPAK, para 8 ditësh u shkarkua nga Bledi Çuçi! A kishte informacion Ministri i Brendshëm për operacionin e tenderave???

10/07 10:15
Credits to Apollon TV
Drejtoresha e arrestuar sot nga SPAK, para 8 ditësh u shkarkua nga Bledi Çuçi! A kishte informacion Ministri i Brendshëm për operacionin e tenderave???

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar sot nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Në mes të arrestuarve është edhe Edlira Naqellari, ish drejtoreshë e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme. Kjo Drejtori është pikërisht ajo që organizon tendera për të gjitha institucionet qeveritare.

Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Arsye publike për shkarkimin e Naqellarit nga detyra nuk pati. E mesa duket këtë arsye e ka pasur vetëm shefi i saj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Dyshimet se ministri ka pasur dijeni për operacionin e tenderave që do të zhvillonte SPAK janë të forta, dhe një ndër faktet është shkarkimi i Edlira Naqellarit 8 ditë para arrestimit, pa arsye publike.

Mësohet se të arrestuarit, janë:

1 – Edlira Naqellari – Arrest në shtëpi

2- Kreshnik Bejkaj – Arrest në burg

3- Ani Omuri – Arrest në burg

4- Klevis Hasani – Arrest në burg

5- Anisa Bogdani – Arrest në burg

6- Flutura Çekrezi – Arrest në burg

7- Fatmir Demneri – Arrest në burg

8- Gëzim Mingaj – Arrest në burg

9- Mariglen Buzali – Arrest në burg

Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.

Aktualisht, të arrestuarit po merren në pyetje nga hetuesit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.