
DOSJA I.M, VASILI: VEPRIMET E PROKURORISË, SKANDALOZE! GJITHÇKA U LIDH ME EMRIN E TIJ PA ASNJË FAKT

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe përfaqësuesi ligjor i zotit Ilir Meta, Genci Gjokutaj kanë deklaruar se gjykata ka rrëzuar Prokurorinë e cila vendosi të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve për kallëzimin e Ilir Metës. Në një konferencë për mediat, nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u shpreh se vendim provon gjithçka që kanë bërë publike në muajin tetor, kur paraqitën ankimimin për këtë çështje.