Dorëzohet në polici një nga tre personat që dhunuan barbarisht me shkopa bejsbolli avokatin në Sarandë

13/07 23:03
Credits to Apollon TV
Dorëzohet në polici një nga tre personat që dhunuan barbarisht me shkopa bejsbolli avokatin në Sarandë

Sot është dorëzuar në polici një nga tre të dyshuarit si agresorë të avokatit 39-vjeçar Marjo Medini (Mejdini) njëkohësisht dhe anëtar dhe funksionar i niveleve të ulëta në Partinë Demokratike të Sarandës.

Personi që është dorëzuar është Aleks Rexha, ndërsa është ndaluar menjëherë nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim së bashku edhe me shtetasit E.F dhe S.N, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ngjarja për kujtesë ndodhi më 5 korrik në afërsi të Portit të Sarandës.

Pasi 39-vjeçari doli nga kafja ku ishte ulur, ata e goditën dhe më pas i dëmtuan makinën. Mario Mejdini u transportua në spitalin e qytetit me plagë të rënda dhe fraktura në krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.