
“Dorëzohen” një pjesë e kontrollorëve, e konfirmon Rama: Disa prej tyre janë kthyer dhe nesër fillojnë punë


Disa prej kontrollorëve që bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit do të rikthehen në punë që nga dita e nesërme.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama, i cili tha se disa kontrollorë i ishin përgjigjur pozitivisht thirrjeve të tij dhe ministres Balluku.
“Sot kanë filluar fluturimet esenciale, nesër gjithçka zhvillon normalisht. Kemi pasur informacion për këtë, nuk jemi gjendur gafil. Kemi bërë përpjekje për t’i sjellë në vete ata që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie, të nxitur fuqishëm dhe të orkestruar. Deri në momentin e fundit ministrja ka qenë në kontakt me ta. Jam informuar se një pjesë e tyre në bazë të thirrjes time dhe ministres, janë kthyer dhe nesër do të jenë në punë”, tha Rama.