Do të njihen zgjedhjet? Zbulohet çfarë iu tha Basha sekretarëve dhe krerëve të degëve në takimin URGJENT në selinë blu

03/05 19:48
Credits to Apollon TV
Do të njihen zgjedhjet? Zbulohet çfarë iu tha Basha sekretarëve dhe krerëve të degëve në takimin URGJENT në selinë blu

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë bli të gjithë sekretarët dhe krerët e degëve të PD, për të folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Një analizë e humbjes, që pavarësisht rezultatit të thellë PD nuk e pranon. Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është shprehur në mbledhje se ato të 25 prillit “kanë qenë zgjedhje jo tëndershme dhe jo të lira. Jo në përmbushje me standartet që kërkon BE apo dhe vetë Shqipëria”.

Ai i ka njoftuar krerët e degëve që është ngritur një grup i madh për të mbledhur informacione dhe prova, do të evidentohet të gjitha shkeljet, jo gjatë apo pas zgjedhjeve, por edhe para zgjedhjeve. Gjithashtu është folur edhe për faktin se shumë kandidatë kanë bërë fushatë më shumë personale, duke bërë joqëllimisht që votusit të ngatërrohen me numrat dhe shumë fletë votimi të dalin të pavlefshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.