‘Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit’, Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore!

24/04 16:57
Credits to Apollon TV
‘Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit’, Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore!

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në këtë ditë të heshtjes zgjedhore në një konferencë për shyp. Duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin Meta ka dhënë deklarata politike nga Presidenca.

Që në fillim të fjalimit Presidenti tha se ka besim te të gjithë qytetarët e Shqipërisë se do të tregojnë se janë patriotë dhe e duan vendin  e tyre në ditën e votimit, duke i bërë thirrje qartazi politike.

 

 

Madje Presidenti thotë se do të jetë në detyrë për të garantuar ndërrimin e pushtetit, duke apeluar për votën në njërin krah politik.

Do të jem në këtë detyrë edhe të hënën, edhe të martën për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe ndërrimin e pushtetit”, tha Meta.

Meta nuk u mjaftua me cekjen e çështjeve politike, por bëri edhe premtime elektorale duke thënë se administrata publike pas ndërrimit të pushtetit sipas tij nuk do të pësojë asgjë por do vazhdojë punën pavarësisht bindjeve politike. Apo që edhe se pas 25 prillit vendi do ecë përpara drejt Bashkimit Evropian.

Pak minuta më vonë, ai doli sërish në një dalje të dytë për mediat ku akuzoi Prokurorinë e Elbasanit se po zvarrit procesin e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, duke iu drejtuar 5 pyetje prokurorit të çështjes, Kreshnik Ajazi. Një prej tyre është edhe fakti që përse Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është thirrur në Prokurori në 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve.

Kujtojmë se kjo dalje e Metës vjen pasi dje ishte protagonisti i përplasjes më të madhe që ka pasur ndonjëherë një kryetar shteti i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dënimi i ashpër dhe mesazhi i qartë që ambasadorja Yuri Kim i bëri deklaratës së Ilir Metës “për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës” ka nxjerrë jashtë çdo kontrolli kreun e shtetit, i cili shpërtheu në kërcënime ndaj SHBA dhe ambasadores Kim.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.