Do e shkarkoni Ardi Veliun? Rama “zihet ngushtë” nga gazetarja : Hej Zot. Nuk e di, nuk di si ta shpjegoj… Nuk hidhet poshtë puna e Policisë

29/06 14:08
Credits to Apollon TV
Do e shkarkoni Ardi Veliun? Rama “zihet ngushtë” nga gazetarja : Hej Zot. Nuk e di, nuk di si ta shpjegoj… Nuk hidhet poshtë puna e Policisë

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët për shkakrimin nga detyra të kryepolicit Ardi Veliu. Kjo pyetje ka vënë disi në vështirësi kreun e qeverisë përballë gazetarëve, teksa theksoj se puna e Policisë nuk mund të hidhet për disa ngjarje.

A do ta shkarkoni Ardi Veliun? – e pyeti gazetraja Ramën.

“Hej Zot. Nuk e di, nuk di si ta shpejgoj që…. Policia e Shtetit nuk është në asnjë situatë probvlematike. Është vetëm në një proces rritjeje dhe fuqizimi të mëtejshëm. Nuk ka asnjë problemtaikë më të madhe sec kishte përpara këtyre ngjarjeve kur gjërat dukeshin normale.

Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me ngrënien e kokave të kriminelëve, aty shikoni reagimin e Policisë, kapacitetin e zbardhjes së ngjarje, ndalimin e autorëve. Nuk ka një krizë në Policinë e Shtetit. Puna e Policisë nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësimet që duhen nxjerr janë se çfarë mund të bëhet.

Çfarë mund të bëjë Policia e Shtetit në një sherr mes dy fqinjësh në mes të natës, dhe sherri përfundon me fatalitete”, u përgjigj Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.