DIVJAKË, VENDI I GRUMBULLIMIT TË MBETJEVE URBANE NË GRABJAN PËRFSHIHET NGA FLAKËT, SHKAK PAKUJDESIA

03/06 18:17
Credits to Apollon TV
DIVJAKË, VENDI I GRUMBULLIMIT TË MBETJEVE URBANE NË GRABJAN PËRFSHIHET NGA FLAKËT, SHKAK PAKUJDESIA

Vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane në Grabian të Bashkisë Divjakë , është përfshirë mesditën e sotme nga flakët si pasojë e rënies së një zjarri që mendohet se mund të jetë shkaktuar nga një pakujdesi e personave që mbledhin në të mbetje ricikluese. Duke u ndihmuar edhe nga era përhapja e flakëve ka qënë e shpejtë duke rrezikuar djegien e stallave të bagetive, ullinjve si dhe barin e grumbulluar nga fermerët , por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është mundësuar izolimi i zjarrit i cili mund të kishte shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë dhe uniformat blu, për të bërë sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së këtij zjarri që fatmirësisht nuk ka patur dëme apo persona të lënduar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.