DIVJAKË, UJËSJELLËSI I REMASIT, FURNIZIM 24 ORË ME UJË PËR BANORËT

08/06 20:29
Credits to Apollon TV
DIVJAKË, UJËSJELLËSI I REMASIT, FURNIZIM 24 ORË ME UJË PËR BANORËT

Banorët e Remasit në bashkinë e Divjakës do të furnizohen së shpejti 24 orë me ujë të pijshëm pas ndërtimit të depos dhe rrjetit të ri shpërndarës të ujësjellësit . Sipas kryebashkiakut Fredi Kokoneshi punimet në kuadër të këtij projekti bashkëkohor vijojnë me ritme intensive nga firma zbatuese dhe së shpejti kjo njësi administrative do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm , një shërbim i munguar ndër vite duke vështirësuar kushtet bazë të jetesës.Po sipas Kokoneshit , realizimi i këtij investimi do të ketë një impakt të lartë në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të zonës , teksa ka shtuar se do të punohet me ritme rekord për ta përfunduar brenda vitit dhe jo në vitin e ardhshëm sic ishte parashikuar në projekt. Kokoneshi ka pohuar gjithashtu se ndërtimi i ujësjellësit të Remasit do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e gjithë sektorëve jetikë duke përfshirë dhe biznesin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.