DIVJAKË, DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET E RRUGËS HYRËSE TË QYTETIT

30/05 19:22
Credits to Apollon TV
DIVJAKË, DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET E RRUGËS HYRËSE TË QYTETIT

Punimet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore ne Bashkinë e Divjakës, jane përqëndruar në një ndër segmentët më të rëndësishëm të hyrjes drejt qytetit i cili fillon nga Rretrrotullimi i Cermës. Sipas kryebashkiakut Fredi Kokoneshi, kjo rrugë është arteria kryesore e qytetit e cila ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm ne lëvizjen e automjeteve , por dhe në eksportet e qytetit, teksa thekson se ky segment rrugor po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë dhe punimet po kryhen sipas të gjitha standarteve bashkëkohore.

Kokoneshi ka pohuar gjithashtu se pjesë përbërëse e këtij projekti është dhe ndërtimi i një rrethrrotullimi i cili është mëse i nevojshëm për të disiplinuar qarkullimin dhe shkëmbimin e mjeteve që vijnë nga të katërta rrugët.

Kokoneshi është shprehur i bindur se ky rrethrrotullim do të jetë urimi më i bukur i mirëseardhjes për të gjithë vizitorët vendas e të huaj që në këtë sezon veror pritet të jenë të shumtë, teksa ka pohuar se ky projekt është pjesa finale e gjithë hyrjes së qytetit duke përmbyllur gjithë rrjetin kryesor të urbanizimit të Divjakës duke ofruar një hyrje dinjitoze drejt  qytetit .

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.