
Divjak;Asfaltohen rrugët ne fshatin Grabian.

Divjak;Asfaltohen rrugët ne fshatin Grabian.
Së fundmi bashkia Divjak ka perfunduar nje nga investimet në infrastrukturë ku jane asfaltuar disa rruge ne qendren administrative Grabian në fshatin Grabian i cili lidh drejtpërdrejt banorët qe lidhin lagjet me pjesë te tjera te fshatit dhe qendren ku dikur keto rruge ishin me probleme ne infrastrukture sot keto lagje jane me rruge te asfaltuara .
Ne nje bashkebisedim me administratorin e qendres Grabian zotin Berti Rika ky investim eshte kryer nga bashkia Divjak dhe nje premtim I mbajtur ne zgjedhjet e 14 majit per banoret e ketij fshati me ne fund u be realitet dhe nuk do te jete investimi I fundit , ne sapo perfunduam asfaltimin e unazes se fshatit ne jug lindje te Grabianit qe do te lidhet me fshatin Spolat me qendren administrative Gradisht me gjatesi 2.4 km, rrugen e xhamis dhe rrugen e rezervuarit qe sot jane rruge te perfunduara .
Keto nuk jane investimet e fundit, bashkia Divjak bashke me qendren administrative Grabian , jemi duke pergatitur nderhyrje te tjera ne infrasktrukture edhe ne fshatrat e kesaj qendre .
Banorët e kësaj ane përtej sfidave të vazhdueshme më problematikat ditore kishin edhe probleme infrastrukturore, sidomos gjatë stines se dimirit , per fat te mire sot jane te perfunduara .
Zoti Rika nuk la pa permendur pastertine e rrugeve dhe mirmbajta nga plehrat ne kosha qe eshte nje pune e mire e drejtorise se pastrimit prane bashkise Divjak jo vetem ne Grabian por edhe ne fshatrat qe mbulon kjo qender administrative .
Banorët e kanë mirëpritur këtë investim dhe thonë se nuk kanë më vështirësi në lëvizje..
Dhe pse fshat i banuar me shume banorë, asfaltimi i rrugës do nise të rikthej interesin e atyre që janë shpërngulur, madje dikush ka nisur edhe punime dhe investime në bujqësi .
“ Është privilegj dhe një kënaqësi për ne te gjithe dhe per mua që jemi banorë të këtij fshati. Tani mund të rikthehen edhe ata që janë larguar, por edhe të na vizitojnë kohë pas kohe“, tha zoti Rika , per Tv Apollon Ndricim Gjoshi