Ditë zie për mjeshtrin e humorit Muharrem Hoxha, Covid-19 i merr jetën bashkëshortes së tij.

11/03 9:44
Credits to Apollon TV

Ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha.

Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha ka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Sipas informacioneve për Ora News, ajo do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Aktori i njohur i humorit, Muharrrem Hoxha është larguar nga ekrani shqiptar prej kohësh.

Ai dhe familja e tij, po kalojnë momente të vështira për shkak të humbjes së bashkëshortes së tij.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.