DITË ZIE PËR ARTIN SHQIPTAR,NDAHET nga jeta regjisori i madh Pirro Mani

03/06 15:21
Credits to Apollon TV
DITË ZIE PËR ARTIN SHQIPTAR,NDAHET nga jeta regjisori i madh Pirro Mani

Ditë zie për artin shqiptar. Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani ka ndërrur jetë në moshën 89-vjeçare.

Bëhet me dije se Mani ka ndërruar jetë në SHBA, atje ku edhe jetonte prej vitesh. Ai prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mani është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Mani nderuar me shumë çmime, ishte mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Pirro Mani është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.