Dita e parë e vaksinimit +18 vjeç, Manastirliu: Qendrat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00, mbi 25 mijë aplikime në e-Albania

29/06 15:52
Credits to Apollon TV
Dita e parë e vaksinimit +18 vjeç, Manastirliu: Qendrat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00, mbi 25 mijë aplikime në e-Albania

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se vaksinimi masiv +18 vjeç po ecën me ritme të mira dhe është shtrirë në disa qytete të vendit tonë, si: Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, etj.

Ajo bën me dije se deri më tani, kanë aplikuar në e-Albania mbi 25 mijë qytetarë, ndërsa shton se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit  Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania. Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.