Dita e 6 e protestes, nuk shenohet asnje incident

14/12 20:07
Credits to Apollon TV
Dita e 6 e protestes, nuk shenohet asnje incident

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia . Mesohet se sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore.

Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë.

Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë Ministrisë së Brendshme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.