Digjet një automjet në Krujë, autorët i thyen xhamin dhe e spërkatën me benzinë! Harrojnë provat kur arratisen! Pronari: S’kam konflikte

02/02 7:42
Credits to Apollon TV
Digjet një automjet në Krujë, autorët i thyen xhamin dhe e spërkatën me benzinë! Harrojnë provat kur arratisen! Pronari: S’kam konflikte

Makina e cila është djegur e parkuar në oborrin e shtëpisë së Bashkim Vogës në Krujë ishte e tipit Makina tip Mercedes B Class.

Pronari i makinës Bashkim Voga me profesion ishte elektriçist. Report Tv mëson se kanë qenë disa persona te pa identifikuar te cilët kanë thyer xhamin e makinës me çekiç dhe e kanë spërkatur me lëndë djegëse benzinë.

Ne ato momente familjarët kanë dëgjuar zhurma dhe kanë dale duke kapërcyer murin rrethues.

Autoret kanë harruar ne vendngjarje çekiçin me të cilin kanë thyer xhamin e autoveturës dhe pak me tutje një bidon me benzin.

Pronari i makinës deklaron qe nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen pse mund tja kenë djegur./Shqiptarja

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.