Diell por temperatura të ulta, mësoni si do të jetë moti për sot dhe nesër

26/03 6:54
Credits to Apollon TV

Gjatë këtyre ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Për ditën e Premte (sot) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore të zonës së jugut. Po në të njejtën mënyrë edhe dita e Shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.