Diell dhe temperatura deri në 18 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

06/02 8:03
Credits to Apollon TV
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Shtunë e të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. 

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit. 

Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.