Dhunuan anëtarin e LGBT-së, policia procedon 6 adoleshentët në Tiranë

18/06 14:15
Credits to Apollon TV
Dhunuan anëtarin e LGBT-së, policia procedon 6 adoleshentët në Tiranë

Gjashtë persona janë proceduar penalisht pasi dhunuan fizikisht anëtarin e LGBT-i.

Sipas informacionit të policisë shtetasit S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç.

Gjithashtu, gjashtë persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë Tiranë:

Bien në pragat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 46 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. T., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

P. P., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. B., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”  i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç.

•Shtetasi G. F., 52 vjeç, me detyrë roje private, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.