
Dhunoi deri në vdekje Marigona Osmanin, dënohet përjetë autori i krimit Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, dy vite më parë në banesën e tij në Ferizaj. Ndërsa gjykata e Ferizajt ka dënuar me 15 vite burg bashkëpunëtorin e tij, Arbër Sejdiu.
Krivaqa u shpall fajtor për vrasjen makabre të së resë në bashkëpunim me shokun e tij, të cilët askohe e lanë të pajetë 18 vjeçaren në dyert e spitali dhe më pas u larguan menjëherë.
“Gjykata, të akuzuarit Dardan Krivaqa për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ i shqipton dënimin me burgim të përjetshëm”, tha gjyqtari duke e lexuar vendimin, i cili u prit me brohoritje e duartrokitje në sallë.
Kujtojmë se Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e së ndjerës, Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar në forma të ndryshme. Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë dhunuar për vdekje të rënë, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.