DHUNË e KAOS në kryeqytet, protestuesit thyejnë xhamat e ambasadës zviceriane dhe Komisionit Zgjedhor

10/12 19:53
Credits to Apollon TV
DHUNË e KAOS në kryeqytet, protestuesit thyejnë xhamat e ambasadës zviceriane dhe Komisionit Zgjedhor

Protestuesit nuk kursejnë asgjë.  

Qytetarët që kanë pushtuar rrugët e Tiranës prej më shumë se 2 orësh kanë sulmuar ambasadën zviceriane që ndodhet në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’.  

Protestuesit kanë thyer xhamat e vendqëndrimit të rojes së ambasadës në hyrje të selisë diplomatike në Tiranë, teksa dyshohet se mjete të forta të jenë hedhur edhe në ambientet e brendshme të saj. 

Ndërkohë, thyerje xhamash dhe dëmtime të rënda janë shënuar edhe në godinën e Komisionit Zgjedhor, teksa marshimi i qytetarëve po zhvillohet në rrugën e Elbasanit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.