Deti me dallgë të mëdha rrezikon pushuesit në Velipojë, mbytet një 55 vjeçar, dy të tjerë dërgohen me urgjencë në spital

05/07 14:44
Credits to Apollon TV
Deti me dallgë të mëdha rrezikon pushuesit në Velipojë, mbytet një 55 vjeçar, dy të tjerë dërgohen me urgjencë në spital

Pjetër Gjerovija, raportohet se është 55 vjeçari që ka ndërruar jetë pasditen e sotme ne plazhin e Velipojës, si pasojë e dallgëve të mëdha, shkruan newsbomb.al. Si pasojë e motit të keq, dallgë të mëdha janë krijuar dhe disa pushues janë rrezikuar.

Fatkeqësisht, 55 vjeçari Pjetër Gjerovija ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë mbytjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vilunit.

Ndërkohë, në spital me urgjencë janë dërguar dhe dy pushues të tjerë të cilët kanë qenë në det duke u larë. Dyshohet se dhe dy personat e tjerë, me incialet F.G dhe L.G janë familjarë të viktimës. Ata ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.