(Detajet) Aksidenti në “Bishtin e Zhurit”, 6 persona dërgohen në spital në Durrës. Ambulanca u përplas më një mjet

24/01 19:20
Credits to Apollon TV
(Detajet) Aksidenti në “Bishtin e Zhurit”, 6 persona dërgohen në spital në Durrës. Ambulanca u përplas më një mjet

Mbrëmjen e sotme ambulance e spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Benz” në vendit e quajtur “Bishti I Zhurit” ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6  persona. Sipas informacioneve, theksohet se është përfshirë në aksident drejtuesi I ambulances me inicialet F.B dhe pasagjeri me inicialet E.M. me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B.

Si pasojë e përplasjes së madhe janë dërguar në spital 6 persona për të marrë ndihmën e parë në spitali i Durrësit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat blu dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.