Detaje të reja nga vrasja e 28-vjeçares në Fier, bashkëshorti e qëlloi 31 herë me thikë, e masakroi në çdo pjesë të trupit (Fotoja e viktimës)

18/03 6:58
Credits to Apollon TV

APOLLON NEWS ka siguruar foton e  28-vjeçares Irvana Hyka, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e djeshme në Fier.

Burime bëjnë me dije se autori e ka qëlluar të renë 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, ç’ka i shkaktoi vdekjen në banesë.

Autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Si ndodhi vrasja në praninë e personave të tjerë në banesë

“Mendohet që ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kane njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin prerës me të cilin 29 vjecari kishte goditur gruan. Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori eshte larguar fill pas saj,” raportoi nga fshati Sheq gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në fshatin “Sheq i Madh” në Fier, ku Demokrat Medinaj goditi me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.