
Detaje të reja nga vdekja tragjike e Arjan Salës te “Casa Italia”, “luftoi” disa orë për të mbijetuar, trupi u gjet i mbuluar me rroba (DETAJE)


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë tek ‘Casa Italaia”, ku nga flakët mbeti i bllokuar 32-vjeçari Arjan Sala, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm.
Bëhet me dije se 32-vjeçari ka humbur jetën nga asfiksia. I riu ka luftuar disa orë për të mbijetuar por që nuk ja ka arritur. Arjan Sala ishte mbuluar me disa rroba për tu mbrojtur nga tymi dhe ishte fshehur në fund të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare.
Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë, pasi trupi i tij është gjetur në pozicionin e përmbysur, dhe me disa djegie në gjymtyrë.
Magazina e qendrës tregtare në pronësi të shtetasit Pëllumb Alimadhi, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri u shua.