Detaje të reja për vrasjen te Gjykata e Tiranës : Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin, i plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama (EMRI I VIKTIMËS)

04/06 12:56
Credits to Apollon TV
Detaje të reja për vrasjen te Gjykata e Tiranës : Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin, i plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama (EMRI I VIKTIMËS)

Sipas Policisë së Tiranës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, i cili ka qenë në vendngjarja, në një tavolinë bashkë me viktimën Kudret Saliaj. Si autor, është identifikuar shtetasi Mexhit Picari.

Autori është larguar me një mjet tip Hyundai nga vendngjarja dhe Policia i është vënë në ndjekje.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.  Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.