Detaje nga arrestimi i Albert Zajës/ Dyshohet se pati të shtëna, momenti kur policia e shtrin në tokë

21/03 17:33
Credits to Apollon TV

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 37-vjeçarit Albert Zaja, i dyshuar si autor i ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në Fier, më 1 shkurt të këtij viti. Arrestimi i tij u bë i mundur nga forcat operacionale në fshatin Larushk pranë Niklës.

Dyshohet se gjatë arrestimit ka patur edhe të shtëna. Zajës iu gjet një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Burime bëjnë me dije se RENEA ka ushtruar kontrolle në disa banesa në zonë, ku edhe dyshohej se fshiheshin autorët e shpallur në kërkim për ‘eliminimin’ e Shkëlzen Kastratit.

Pasi policia zbarkoi në zonë, Zaja e kuptoi se ishte i rrethuar dhe tentoi të largohej, por pa sukses.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”.
Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”.
Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari.
Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendodhjen e një prej autorëve të vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.
Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk të Krujës, Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Albert Zaja.
37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Operacioni vijon për kapjen e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.