Det deri në 9 ballë, anulohen të gjitha lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Italisë

28/12 21:22
Credits to Apollon TV
Det deri në 9 ballë, anulohen të gjitha lundrimet nga Porti i Durrësit drejt Italisë

Pqërkeqësimi i motit ka bërë që autoritetet e Portit të Durrësit të anulohen të gjitha lundrimet për ditën e nesërme.

Nga moti i keq edhe Italia ka mbyllur lundrimet për 2 ditët e ardhshme, pasi forca e dallgëve në det të hapur shkon nga 8 deri në 9 ballë.

“Autoriteti Portual Durrës ju informon se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit(Itali) janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit. Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë që për informacione të mëtejshme të vizitoni faqen tonë zyrtare, https://www.durresport.al/…/raporti-ditor-i-trageteve/“, njofton Autoriteti Portual Durrës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.