Dëshmia nga salla e gjyqit e autorit të masakrës brenda xhamisë në Tiranë/ “Nuk doja ta bëja, më kanë marrë lekë”

22/04 12:35
Credits to Apollon TV
Dëshmia nga salla e gjyqit e autorit të masakrës brenda xhamisë në Tiranë/ “Nuk doja ta bëja, më kanë marrë lekë”

Agresori Rudolf Nikolla, që plagosi 5 persona në xhaminë e Rrugës së Kavajës, ka dalë sot përpara gjykatës.

Nikolla, teksa ka folur për krimin që ka bërë përpara gjykatësit, ka deklaruar se kishte kohë që e përndiqnin. Ai shton se kishte raste që i kërkonin edhe lekë.

Pas dëshmisë së dhënë në gjyq, gjykatësi Lazër Sallaku vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Nëse i paraqisni këtu, i njoh me fytyrë ata që më kanë ndjekur. Më kanë ndjekur dhe përndjekur u bë gati një vit. Nuk jam ndjerë mirë për këtë gjë. Kjo gjë ka qenë e vazhdueshme. Unë nuk është se desha të bëj atë gjë që bëra. Ata më kanë marrë lekë.

Kam qenë edhe në spital. Kam marrë dhe mjekime. Po kam qëndruar pak kohë. Kam pirë ilaçet rregullisht, kishte raste që i harroja. Atë ditë nuk kisha pirë ilaçet. Vetë i merrja ilaçet. Kam qenë në Tiranë, kurse familjarët janë në Klos. Vetë e them se më përndjekin”, deklaroi agresori në xhaminë e Kavajës, Nikolla.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.