DËRMËNAS, BANORËT ANKOHEN PËR DËMTIMIN E KANALEVE UJITËSE NGA PUNIMET E AUTOSTRADËS

22/07 20:51
Credits to Apollon TV
DËRMËNAS, BANORËT ANKOHEN PËR DËMTIMIN E KANALEVE UJITËSE NGA PUNIMET E AUTOSTRADËS

Dëmtimi i kanaleve të sistemit ujitës gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e bypassit të Fierit , po i nxjerr jashtë përdorimit tokat bujqësore të fermerëve te fshatrave Dërmënas , Havaleas dhe Pojan. Sipas tyre ka fakt ka krijuar probleme me tokat që ndodhen përgjatë autostradës. Edhe pse kanalet kryesore janë të tejmbushur me ujë , ai nuk shkon në parcelat e kultivuara për shkaj të dëmtimit të plotë të kanaleve dytësore. Para pak kohësh u ndërhy për rregullimin e kanaleve të dëmtuara duke i rikthyer në funksion. , por problem vazhdojnë të mbeten kanalet ujitëse të tokave bujqësore të pjesës veriore që vazhdojnë të jenë pa ujë. Kjo po con në tharjen e kulturave bujqësore të mjella të cilat po digjen për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Vaditja është problem shumë i madh për fermerët të cilët kërkojnë zgjidhjen e tij , pasi sipas specialistëve të bujqësisë , përgjegjësia është e Qeverisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.