Dërgonte vajza shqiptare në Itali për prostitucion, arrestohet nga Interpoli fieraku ‘i shumëkërkuar’, pritet ekstradimi (EMRI)

16/04 8:00
Credits to Apollon TV
Dërgonte vajza shqiptare në Itali për prostitucion, arrestohet nga Interpoli fieraku ‘i shumëkërkuar’, pritet ekstradimi (EMRI)

Saimir Mehemti, është 55 vjeçari i arrestuar nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, i cili pritet të ekstradohet në Itali pasi autoritetet e drejtësisë atje e kanë dënuar me 7.6 vite burg.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”, njofton Policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.