Deputeti italian mesazh Melonit: Kërko drejtësi për dy turistët që humbën jetën në Sarandë! Më shumë zhurmë për faturën 80 euro…

26/08 14:52
Credits to Apollon TV
Deputeti italian mesazh Melonit: Kërko drejtësi për dy turistët që humbën jetën në Sarandë! Më shumë zhurmë për faturën 80 euro…

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që iu mori jetën dy turistēve italianë dy ditë më parë në Sarandë.

Ai i është drejtuar kryeministres Giorgia Meloni, duke thënë që të kërkojë drejtësi nga qeveria shqiptare për dy jetët e humbura, ndërsa thekson se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga katër turistët në Berat sesa për dy të rinjtë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano që u shuan në aksidentin tragjik.

“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë.

Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhyni për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër automobilistët italianë që u larguan nga restoranti pa paguar.

Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, tha për mediat italiane deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.