Deputetet mblidhen ta shkarkojnë në Kuvend. Meta fton ansamblin e Dibrës të këndojë e kërcejë në Presidencë

09/06 11:56
Credits to Apollon TV
Deputetet mblidhen ta shkarkojnë në Kuvend. Meta fton ansamblin e Dibrës të këndojë e kërcejë në Presidencë

Ka nisur ditën e sotme në Kuvend seanca ku do të vendoset shkarkimi i presidentit Meta, ndërkohë që ky i fundit vijon me agjendën e tij, sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Presidenti Meta do të ketë momente festive sot në institucionin që drejton teksa pritet të jetë mikpritës i Ansamblit Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu” ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Ftohen mediat për transmetim LIVE!”, njofton Presidenca.

Ndërkohë, deputetët e kuvendit gjenden përballë kutisë së votimit historik për shkarkimin e presidentit. Në këtë përballje finale me Ilir Metën socialistëve u duhen 94 vota, të cilat të vetëm nuk i kanë.

Jo një, jo dy por plot 16 shkelje kushtetute i gjeti komisioni hetimor presidentit Ilir Meta, duke i propozuar parlamentit shkarkimin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.