Deputetët grekë kërkojnë hapjen e doganave me Shqipërinë

12/05 21:46
Credits to Apollon TV
Deputetët grekë kërkojnë hapjen e doganave me Shqipërinë

Greqia prej ditësh ka shtyrë afatin e hapjes së doganave me Shqipërinë, për shkak të situatës së Covid-19.

Deputetët e Demokracisë së Re të zonës së Follorinës dhe Kosturit, kanë kërkuar ditën e sotme që të shqyrtohet vendimi për hapjen e doganës së Kapshticës, Tre Urave dhe të Qafë Botës.

Në takimin e sotëm mes tyre dhe Sekretarit të Mbrojtjes Civile raportohet se është thënë që zv/ ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardhalias ka urdhëruar që përveç Kakavijës, të gjitha doganat e tjera me Shqipërinë të mos hapen deri në 30 qershor.

Sipas TV shtetëror ERT që publikoi fotografinë me takimin përkatës te dy deputetëve të zonës, aktualisht nuk ka dritë jeshile nga ana e Mbrojtjes Civile për hapjen e Kapshticës as për punëtorët shqiptarë, ndërsa në bisedën telefonike që kanë bërë dy deputetët me zv/ministrin i cili ndodhet në Rusi për vizitë, ai ka premtuar se për hapjen e kufijve për qëllime tregtare dhe biznesi, do të shqyrtohet çështja në ditët në vijim, për kompanitë specifike dhe tregtarët, të cilët kanë aktivitet eksporti dhe licenca të veçanta.

Në doganën e vetme që do të vazhdojë të punojë, atë të Kakavijës, ku pritet të shtohet numri i personave që do të hyjnë çdo ditë dhe do të zgjatet orari edhe natën, personeli i kësaj dogane, doganierë dhe oficerë policie kanë reaguar ndaj mos hapjes së pikave të tjera me Shqipërinë, pasi sipas tyre krijohet një ngarkesë e madhe për ta.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.