Denoncimi i fortë i deputetit të maxhorancës: Duart e krimit janë shtrirë në financat publike, protagonistë të trafiqeve marrin tendera publikë

16/07 15:37
Credits to Apollon TV
Denoncimi i fortë i deputetit të maxhorancës: Duart e krimit janë shtrirë në financat publike, protagonistë të trafiqeve marrin tendera publikë

Petro Koçi, deputet i zgjedhur në 25 prill në listën e PS, thotë se “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Koçi i referohet Fierit por nuk përmend ndonjë emër specifik, teksa shkruan se organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti t’i nënshtrohet botës së krimit.

Shënimi i Petro Koçit:

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike. Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.

Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.

Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.