DENONCIMI I BANORIT TË LUARIT:TË HIQET SHTYLLA E AMORTIZUAR E ENERGJISË ELEKTRIKE, NA RREZIKON JETËN

12/05 17:54
Credits to Apollon TV
DENONCIMI I BANORIT TË LUARIT:TË HIQET SHTYLLA E AMORTIZUAR E ENERGJISË ELEKTRIKE, NA RREZIKON JETËN

Shtyllat prej drurit të linjes ajrore përcjelle së energjisë elektrikete tensionit të lartë, 6000 volt , të fshatit Luar , në njësinë administrative Kuman , janë të degraduara dhe jashtë kushteve të sigurisë . Të ndërtuara rreth 60 vite më parë, pjesa me e madhe e tyre janë gati për të rënë për shkak të amortizimit pohon njëri prej banorëve , icili ka kërkuar ndihmën e Tv Apollon për të denoncuar rrezikun që ofrojnë shtyllat e tensionit të lartë pranë shtëpivë të banuara.E degraduar plotësisht , shtylla e linjës elektrike e cila furnizon me energji rreth 50 familje rrezikon të bjerë mbi linjën shpërndarese të tensionit të ulët të energjisë dhe rrezikon jetën e banorëve , pohon i njëjti burim.Të hiqet sa më shpejt shtylla e linjës shpërndarësë të energjisë elektrike e tensionit të lartë , sa nuk është vonë për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme njrezore , pohon një banor i fshatit luar. Madje për këtë arsye ka braktisur shtëpinë e banimit , për shkak të pasigurisë për jetën, ndërsa shumë familje të tjera të fshatit jetojnë nën tmerrin e frikës nga rënia e mundshme e kësaj shtylle te degraduar.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.